“Kombëtarja ime ishte më e mira”, De Biazi: Tani lojtarët shqiptarë luajnë në top klube, nuk mund të kërkoni më shumë se kaq

Xhani De Biazi ka dhënë një intervistë për emisionin “Skaner” në “MCN TV” mbrëmjen e djeshme. Ish-trajneri i Kombëtares është pyetur ndër të tjera mbi ndryshimin mes ekipit që ai dërgoi në Euro 2016 dhe këtij të sotmit. De Biazi ka pohuar duke qeshur se Kombëtarja që ai drejtoi ishte më e mira, ndërsa më pas kthen seriozitetin dhe shton se tashmë lojtarët kuqezi luajnë në ligat më të forta të Europës dhe nuk mund të kërkohet më tepër se kaq.

“Ndryshimi i ekipit të sotëm nga ekipi im? Gjithmonë e njëjta pyetje. Kombëtarja ime ishte më e mira (qesh). Ekipi kishte lojtarë me eksperiencë. E sotmja ka lojtarë që luajnë në ligat më të forta, në Spanjë, Itali, Angli. Luajnë në top klube. Mendoj se më shumë se kaq, një skuadër si Shqipëria nuk mund të kërkojë“, ka thënë Xhani De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online