Merkato/ Lojtarët e Kombëtares që lëvizën në verë, gjysmë formacioni pa minuta në këmbë kur po afron Liga e Kombeve

Liga e Kombeve po afron gjithmonë e më tepër, teksa në muajin shtator, Shqipëria do të luajë shanset e fundit për vendin e parë që dëshirohet aq shumë nga tifozët. Megjithëse u komplikua me rezultatet e fundit, sërish kuqezinjtë janë në garë për t’ia dalë.

Në këtë merkato të verës kishte transferime cilësore për legjionarët e Kombëtares. Por nga ana tjetër kjo paraqet më shumë konkurrencë dhe njëkohësisht, më pak minuta në këmbë. Strakosha do të kalonte nga Lacio te Brentford, por gardiani i Kombëtares po qëndron në stol, duke mos qenë zgjedhje e parë.

Vështirësi do të paraqiten edhe për Asllanin te Interi. Mesfushori shqiptar do të kërkojë kohë deri në shfaqjen e vlerave. Pavarësisht se ka luajtur në disa miqësore, në ndeshjen e parë të Serisë A kundër Leçes, lojtari kuqezi nuk hyri në fushë as në momentin e largimit të Brozovic. Gjithashtu edhe Rei Manaj do të kalonte te Watford. Shumë pak minuta ka edhe në këmbët e këtij sulmuesi që në tre takime të zhvilluara deri tani në Championship, numëron vetëm 16 minuta të luajtura.

Armando Broja! Rikthimi në shtëpi te Chelsea pas huazimit te Southampton mund të quhet një nënshkrim më vete. Megjithatë duhet parë sesi do të vendoset e ardhmja e këtij sulmuesi. Tuchel po vazhdon që t’i besojë një skemë të re duke luajtur pa sulmues të deklaruar vetëm për të shmangur futjen e Brojës nga minuta e parë. Ky është një sinjal në vetvete, pavarësisht se jemi të vetëdijshëm për pikën e skuadrës që po flitet.

Kësaj liste i bashkangjitet edhe Xhakomo Vrioni. Ky i fundit na befasoi të gjithëve kur pas super sezonit te Tirol, zgjodhi që të shkonte në MLS me Neë England Revolution. Në tre ndeshjet e para të kampionatit, Vrioni ka hyrë në fushën e blertë vetëm në ndeshjen e parë për pak minuta. Më pas sulmuesi ka pësuar një dëmtim që po e mban larg fushës së blertë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online