Nuk kanë qenë të paktë lojtarët argjentinas që kanë luajtur për kombëtaren italiane. Më shumë se gjysma e popullatës së shtetit amerikano-jugor kanë prejardhje nga emigrantët italianë që vërshuan drejt Amerikës së Jugut në fillim shekullit të kaluar.
Sipas raportimeve në mediet italiane, trajneri i “axurrëve” Roberto Mançini ka marrë miratimin e sulmuesve të krahut Sebastian Driusi dhe Ignasio Puseto dhe pritet që së shpejti të vijnë dhe ftesat e para për ta.
Driusi luan në Rusi për Zenitin, ndërsa Puseto u transferua këtë vit te Udineze. Përveç se luajnë në të njëjtin pozicion të dy lojtarët ndajnë dhe të njëjtën moshë, pasi janë të dy 22 vjeç.