Kanë mbetur edhe dhjetë ditë nga mbyllja e merkatos, me klubet e mëdha të Premier Ligës, që nuk kanë shpërthyer ende, sikundër tre gjigantët e La Ligas. Më poshtë janë dhjetë emrat që pritet të ndryshojnë ambient këtë verë.
Nikolas Pepe – Arsenal
Është gati çështje e kryer. Mediet evropiane raportojnë se marrëveshje është mbyllur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi. Treshja Lakaze-Obamejag-Pepe do të mrekullojë Evropën sezonin e ardhshëm.
Uillfred Zaha – Everton
Arsenal hoqi dorë për shkak të kërkesave të larta të Kristal Palas. Everton ka muskuj më të mëdha financiarë dhe mund të jaoë deri në 70 milionë euro për yllin afrikan. Palas kërkon ta ngrejë sa më shumë ofertën. Megjithatë, nuk pritet të durojë shumë, duke parë se Zaha është 26-vjeç dhe nga viti në vit i ulet vlera.
Herri Maguajer – Mançester Junajtid
Javën e kaluar u raportua nga mediat në Angli se “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje me Leisiterin për transferimin e mbrojtësit anglez për 80 milionë euro. Dëshira e lojtarit është “Old Trafford” dhe operacioni pritet të mbyllet brenda kësaj jave.
Rajan Sesegnon – Tottenham Hotspur
Fulhemi është i gatshëm ta shesë këtë verë Sesegnon, por kërkon 30 milionë euro për shërbimet e lojtarit. Totenhem ka ofruar 15 milionë euro dhe bonuse. Marrëveshja mund të arrihet në shumën e 25 milionë eurove.
Kieran Tierni – Arsenal
Skuadra londineze ka disa muaj që po kërkon transferimin e mbrojtësit të majtë, por Selltik kërkon më shumë se ç’ofrojnë londinezët. Sipas medieve angleze, Tierni e do kalimin në “Emirates Stadium”. Pritet marrëveshja mes klubeve.
Bruno Fernandes – Mançester Junajtid
United ka kohë që tenton ta transferojë mesfushorin portugez, që shkëlqeu në sezonin e kaluar te Sportingu. Skuadra portugeze po kërkon 80 milionë euro për mesfushorin, por Junajtid nuk ofron më shumë se 70.
Romelu Lukaku – Inter/Juventus
Largimi i tij është çështje kohe. Junajtid kërkon 89 milionë euro nga shitja e sulmuesit belg. Juventusi dhe Interi po tentojnë që ta mbyllin marrëveshje me shkëmbim. Në tavolinë janë kartoni i Dibalas në kampin bardhezi dhe i Ikardit në kampin zikaltër.
Pol Pogba – Real Madrid
Kampioni i botës ka bërë të ditur se dëshiron një aventurë të re. Zidan kërkon me pahir shërbimet e tij. Junajtid kërkon të paktën 150 milionë nga mesfushori.
Leroi Sane – Bajern Mynih
Bayern Mynih insiston në transferimin e anësorit gjerman. Siti kërkon 100 milionë euro. Bavarezët nuk janë të gatshëm ta ofrojnë atë shumë. Për momentin ndalen në 80 milionë.
Xhovani Lo Celso – Totenhem
Një tjetër marrëveshje që është pranë mbylljes. Mesfushori argjentinas thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruara nga “Spurs”, mirëpo Real Betis kërkon më shumë se 70 milionë euro.