Merkato e Kamzës, dy afrime… rrugës

Kamza ka bërë disa afrime në merkaton e verës dhe synimi është që këtë sezon të renditet në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit. Presidenti Naim Qarri emëroi fillimisht si drejtor sportiv Andi Matraxhiun dhe deri më tani kanë nënshkruar me disa lojtarë të njohur në vend, të cilët kanë fituar edhe trofe në të shkuarën.

Nuredin Orelesi dhe Olsi Teqja janë ndër të fundit që janë zyrtarizuar, ashtu sikurse Nestor Martinena. Nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, Kamza zbulon se do të ketë edhe dy afrime të tjera, ndërkohë që kërkon edhe mendimin e tifozëve për merkaton e bërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *