Mërgjyshi: Partizani s’ka alternativa, tani do vështirësohet për ta

Ish-trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, komentoi në emisionin “Sport News Plus” në “News 24”, ecurinë e Partizanit gjatë ndeshjeve të fundit. Tekniku është i mendimit se Partizani nuk ka një kontingjent të plotë.

“Te Partizani nuk kanë shumë alternativa. Lojtarët që ata kanë në stol, nuk kanë shumë eksperiencë, ose minuta nëpër këmbë. Si në rastin e sotëm, ku Telushi u zëvendësua nga Kote dhe Atanda nga Bitri”.

“Partizani do ta ketë shumë ta ketë shumë të vështirë tani e tutje, pasi ka pesë ekipe nga pas, që çdo ndeshje me të do ta kenë si një finale. Pushimi i dimrit erdhi në momentin e duhur për ta”, tha Mërgjyshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *