Mërgim Mavraj nuk e shijon dot Bundesligën, klubi gjerman njofton mbylljen e bashkëpunimit

Greuther Furth ka siguruar këtë sezon një biletë për në Bundesligë. Klubi gjerman e mbylli kampionatin në vendin e dytë në tabelën e renditjes, çka i mundësoi ngjitjen në elitë. Por Mërgim Mavraj nuk do të ketë mundësinë të shijojë Bundesligën sezonin e ardhshëm, teksa vetë klubi ka njoftuar për mbylljen e bashkëpunimit mes palëve.

“Greuther Furth dhe Mërgim Mavraj nuk do të rinovojnë kontratën që skadon në fund të sezonit. Faleminderit për përkushtimin dhe të urojmë gjithë të mirat në të ardhmen Mërgim!“, shkruan klubi në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *