Çinari vendos për të ardhmen, javën tjetër udhëton në Turqi për të firmosur kontratën 3-vjeçare

Eraldo Çinari i ka zgjidhur të gjitha dilemat sa i përket të ardhmes së tij. Sezoni i ri do e gjejë larg Shqipërisë, teksa nuk do të ketë rinovim kontrate me Partizanin. Destinacioni i shkodranit do të jetë Turqia, ku ka rënë dakort me Samsunspor për të mbajtur veshur fanellën e tyre për 3 vite. “Samsunhaber” bën me dije se 24-vjeçari shqiptar do të udhëtojë drejt zyrave të klubit javën e ardhshme, për të hedhur edhe firmën në kontratë.

Vetë presidenti i skuadrës turke, Yuksel Yildirim, ka qenë në bisedime me Çinarin të cilin e ka takuar në Shqipëri dhe e ka bindur për të qenë pjesë e projektit. Kujtojmë se Samsunspor e mbylli sezonin në vendin e tretë në Ligën e Parë turke, por nuk mundi të siguronte dot një biletë në elitë përmes play off-it. Megjithatë sezonin e ardhshëm objektivi është Superliga e Turqisë dhe për të mbërritur deri këtu pritet edhe ndihma e Eraldo Çinarit në sulm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online