Mentaliteti shqiptar! Video që po bën bujë nga ekipi i Ilir Dajës, po festonin më të madhe në short për skuadrën që i eliminojë

Përse eliminohen ekipet shqiptare nga Europa? Përveç pjesës së cilësisë, padyshim që edhe pjesa e mentalitetit ndikon shumë në këtë rrugëtim. Në momentin kur hidhet shorti për të gjetur kundërshtarin, problemet tona janë nga të dy krahët. Nëse rivali është i fortë, ndeshja lihet që në letër dhe frika e madhe na kthen në modest në fushën e lojës. Por kur bëhet fjalë për një rival që në letër mund të kalohet, ekipet dhe lojtarët tanë futen me hije të rëndë, si të ishin kampion bote.

Video që po bën xhiron e rrjeteve sociale është ajo që ndodhi te Ballkani i Ilir Dajës. Në momentin kur u hodh shorti, të gjithë lojtarët ishin grumbulluar së bashku për t’u njohur me rivalin. E kur letra tregoi Zalgiris, kishte ovacione të mëdha dhe duartrokitje, si të ishte prerë bileta e kualifikimit. Pjesa tjetër është histori, pasi ekipi nga Lituania e nxori nga gara e Champions League. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online