E kishte fajin fusha? Disa metra më pak apo më shumë nuk bëjnë diferencën, Dudelanzhi nuk kishte parë si “Air Albania” dhe ia del të shënojë

Tirana e ka përfunduar eksperiencën e saj në Champions League pas vetëm një turi për këtë sezon. Kampionët e Superiores janë mposhtur në të dyja sfidat nga Dudelanzhi, duke vazhduar tashmë pjesëmarrjen në Conference League. E nëse në rastin e ndeshjes së parë të gjithë në mënyrë instiktive dhe të menjëhershme bënë me faj parametrat e fushës, në takimin e dytë pak kush ishte në gjendje të jepte në mënyrë të menjëhershme shpjegimin e eliminimit, duke qenë se në “Air Albania” pritej me padurim përmbysja e madhe.

Fitorja në Luksemburg erdhi e ftohtë nga Dudelanzhi, me një lojë thuajse të barabartë, ishte një episod ai që vendosi fatin e duelit. Përballja nuk pati emocionin e duhur dhe kjo e ndikuar nga stadiumi në të cilin lojtarët matën forcat. Fushë artificiale me parametra më të vegjël se normalja dhe kapacitet thuajse të papërfillshëm, stadiumi i kampionëve të Luksemburgut ngjasonte me një kalçeto dhe ishte larg standarteve të UEFA-s për një ndeshje të Champions League-s.

Sigurisht që në kampin bardheblu një fakt i tillë u vu menjëherë në dukje pas humbjes, duke ia lënë disfatën humbjes. Në kryeqytet u premtua një tjetër histori, por çuditërisht befasia ndodhi. Tirana njeh çdo pëllëmbë të “Air Albania“-s, megjithëse në fund golat i shënoi i pari kundërshtari. Dy goditje në portë dhe dy supergola nga Dudelanzhi. Ekipi që u kryqëzua për kushtet amatoreske mbrëmë heshti Shqipërinë duke i vërtetuar se nuk ka frikë të luajë edhe në impiantet më moderne.

Dudelanzhi nuk kishte parë si “Air Albania”, por përsëri ia del të shënojë. Disa metra më pak apo disa metra më shumë duket se nuk përbëjnë aspak diferencën. Futbolli nuk është çështje e përmasave të fushës, është çështje përqendrimi dhe cilësish se çfarë je në gjendje të bësh brenda atij kuadrati të gjelbër. Në fund të fundit ndeshjet nuk i fiton stadiumi, por golat e shënuar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online