“A jeni të sigurt se Konte është trajner i madh?”, Kasano ndez diskutime: Nëse Interi humb me Juventusin…

Kasano ndez gjithmonë diskutime dhe polemika sa herë që jep mendimin e tij në mediat italiane mbi mënyrën sesi po shkon kampionati. Këtë herë kemi një Serie A më të luftuar se kurrë më parë, atje ku gjenden shumë skuadra në vendet e para që i lejohet ëndrra Skudeto. Një ndeshje me shumë emocione na pret në fundjavë teksa Interi do të ketë përballë Juventusin. Por Kasano është i bindur se nëse zikaltrit do të dështojnë në këtë provë, atëherë me shumë mundësi kanë nënshkruar daljen nga gara e fitimit të trofeut. Gjithashtu një pikëpyetje është ngritur edhe për vlerat e trajnerit që ka aktualisht Interi, Konten.

“Nëse Interi humbet ndaj Juventusit, ashtu si nëse Juventusi do të humbiste kundër Milanit, ekziston rreziku për t’u larguar përfundimisht nga gara Skudeto. Pastaj është Roma që kalon, është Atalanta që mbetet aty me një ndeshje më shumë. Milani do të udhëtojë ndaj Cagliarit dhe mund të shkëputet me gjashtë pikë. Juventusi do të dilte përpara Interit nëse fiton edhe ndeshjen e mbetur. Unë marrë përgjegjësi dhe kap direkt thelbin: “Jeni të sigurt se Conte është një trajner i madh? Fitorja nuk është e mjaftueshme për të thënë se je trajner i madh. Valverde ka fituar gjithashtu me Barcelonën. Futbolli më i mirë në 20 vitet e fundit është bërë nga Sari në Itali”, ka thënë Kasano. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online