“Mendova se Xhaka ishte pjekur”! Mertesacker e kritikon: Që kur hyri për ta mbrojtur edhe Zakaria, me fat që nuk e goditi serbin

0

Ish-mbrojtësi i Gjermanisë, Mertesacker, ka kritikuar Granit Xhakën për mënyrën sesi u soll ndaj Serbisë. Mertesacker është shprehur se mesfushori mund ta dëmtonte së tepërmi Zvicrën me situatat e shkaktuara, ndërsa tha se priste që Graniti të ishte më i pjekur nga Botërori i Rusisë.

“Kishte shumë emocione nga ana e Zvicrës. Menduam se Xhaka ishte pjekur pas mësimeve të marra nga Botërori në Rusi. Këto janë gjeste provokuese. Ndoshta ka pasur edhe një konflikt verbal më para. Mund të ketë penalitete për të.

Xhaka ka kaluar shumë dhe natyrisht që kjo e bëri lojtarin që është sot. Megjithatë shpresohet se ai dhe skuadra të mos dëmtohen nga një veprim i tillë. Zvicra është në 1/16 për herë të tretë radhazi. Ata duan të shkojnë më tej tani dhe nëse bëhet ky hap, kërkohet edhe Granit Xhaka.

Kur u hodh edhe Denis Zakaria mes turmës te përplasja, atëherë thashë se diçka ka ndodhur me të vërtetë. Sepse në të vërtetë, Zakaria është një lojtar shumë i qetë në temperament. Zakaria është me fat që nuk e goditi serbin. Nëse lojtari serb do të shtrihej dhe do të ndërhynte VAR, me siguri mund të ndëshkohej me karton të kuq”, tha Mertesacker. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.