U kritikua jashtë mase për faktin se ngjitja në Premier League erdhi me një buxhet të rëndësishëm dhe me futbollistë të afirmuar, por sidomos sepse “pronari” i vërtetë është agjenti më i pushtetshëm në Europë dhe botë, Zhorzh Mendesh, ai i Ronaldos & Co…
Amerika Latine dhe Portugalia është “zonë e tij”, për këtë arsye, Ulvërhemptoni, që këtë sezon do të luajë në elitë, po vazhdon të fuqizohet dhe, së fundmi, është duke marrë Markos Roho (28 vjeç), që u dallua te Argjentina këtë Botëror duke shënuar edhe një gol.
Sipas “Telegraph”, mbrojtësi argjentinas është një hap larg Ulvs, teksa në arkat e Junajtidit do të shkojnë 28 mln euro.