Bylisi e mbyll me sukses, ndaj Turbinës ndeshja më e mirë

Mallakastriotët dhuruan spektakël, skuadra funksionoi mjaft mirë në çdo aspekt

Ballshiotët luajtën takimin e fundit për këtë vit në shtëpi dhe synimi i tyre  që ishte marrja e 3 pikëve për të mos iu ndarë Tiranës në betejën për vendin e parë dhe Superioren u arrit me goleadën 4-0 ndaj cërrikasve. Duke pasur parasysh edhe fitoren e bardhebluve në Kuçovë, tashmë diferenca ka shkuar në plotë 7 pikë mes dy ekipeve që do të luftojnë deri në fund për elitën. Bylisi ka luajtur ndaj Turbinës ndeshjen më të mirë për Vitin 2017, madje duhet theksuar seskuadra ka funksionuar mjaft mirë edhe pse skema ishte ndryshe, një 3-4-3 e mirëfilltë duke dhuruar spektakël për të pranishmit. Bylisi e mbyll Vitin 2017 në vend të dytë, ndërsa duhet theksuar se mallakastriotët kanë edhe një ndeshje më pak se kundërshtarët e Grupit të Jugut, atë me Shënkollin që është përcaktuar të luhet vitin e ardhshëm.

RIKTHIMET – Kostandino Dramolli, Niko Zisi si dhe Jurgen Vatnikaj u rikthyen dhe ishin të gatshëm për stafin mallakastriot në takimin ndaj cërrikasve. Dyshja drejtuese e pankinës së Bylisit, e kryesuar nga Çuko e Miço, hodhën në fushë një skuadër fituese, e cila arritur që ta zgjidhë ndeshjen qysh në pjesën e parë, madje duke shënuar tre gola. Ballshiotët kanë nisur pushimet, e megjithatë lojtarët vazhdojnë përgatitjet me një plan individual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online