Memushaj e Gjimshiti luajnë te “barsoleta” e Europës

Nëntë humbje në po aq ndeshje kampionati, vetëm 2 gola të shënuar, nivel loje mediokër dhe tashmë në Benevento janë dorëzuar, askush nuk beson më të mrekullitë, edhe pse një e tillë ndodhi sezonin e shkuar, kur Benevento u ngjit në Serinë A, pas 88 vitesh pritjeje.

“Nga yjet, në baltë”, është shprehja më e përhapur mes tifozëve të Beneventos, pas humbjes së radhës ndaj Fiorentinës, sërish duke luajtur shumë keq. “Hirushja e kampionatit, por ‘Bukuroshja e fjetur’”, shkruan një tifoz, i cili si shumë të tjerë ka mbetur i zhgënjyer nga lojtarët, që nuk po luftojnë të bashkuar.

Kritika për të tërë, nga drejtuesit e deri te trajneri, pa kursyer lojtarët, ndërkohë  që merkatoja konsiderohet e dështuar, por jo deri në atë pikë sa të mos merret asnjë pikë. Tani që fitoi edhe Kristal Palas ndaj Çelsit, Benevento mbetet skuadra e vetme ende pa pikë në kampionatet e dorës së parë dhe me të drejtë tifozët thonë se “në dy vite, Benevento u ngjit nga Seria C në A dhe tashmë është bërë barsoleta e Europës”.

Fat i keq edhe për dy shqiptarët Gjimshiti e Memushaj, që shkuan në Benevento për të luajtur rregullisht dhe për të qenë protagonistë, por në gjendjen aktuale edhe ata humbasin shumë për karrierën personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online