Memolla kalon më tej, ikin Abrashi dhe Qose!

Një asist për një gol dhe fitore 2-0 për skuadrën e Hajduk Splitit. Futbollisti i kombëtares U-21, Hysen Memolla, ka qenë ndër më të mirët në fushë ditën e djeshme me fanellën e skuadrës kroate, e cila ka mundur me rezultatin 2-0 në Split ekipin danez të njohur, Brondbi. Sfida e parë e luajtur në Danimarkë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në Kroaci vendosi dopieta e Erceg.

Një eliminim fatal. Kështu mund të quhet ai që Frajburgu pësoi në Europë, duke u mundur me rezultatin 2-0 nga skuadra sllovene e Domzhales, në fushën e këtyre të fundit.

Ndeshja e luajtur në Gjermani vetëm një javë më parë përfundoi me fitoren e skuadrës së mesfushorit shqiptar Abrashi (1-0). Një humbje që djeg, teksa “pitbulli” kuqezi ishte titullar dhe luajti 90 minuta. Ndërkohë, edhe Kristi Qose dhe Ruzomberoku nuk arritën që të kalonin më tej, pasi Evertoni fitoi edhe në Sllovaki.

Megjithatë, vendasit dalin me kokën lart.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online