Hysen Memolla ka pasur probleme në Kroaci, pasi Hajduku i Splitit e noxir jashtë planeve dhe mbrojtësi tashmë pret të rikthehet në Itali. Më parë ai ka qenë pjesë e Hellas Verona dhe pritet që të nënshkruajë për një klube të Serie B.
Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla, mbrojtësi i majtë është në bisedime të avancuara me Salernitanën. Gjithçka është drejt mbylljes dhe pritet zyrtarizimi i kalimit të Memollës në Itali.
Për Memollën, nëse do të luajë, do të ishte zgjidhja e duhur. Dëshira e kavajasit është që të rikthehet sërish në kombëtare dhe kjo arrihet vetëm nëse luan rregullisht në skuadrën e tij të re. Panuçi e ka ftuar më parë dhe sigurisht që do e ketë në fokusin e tij.