Komision Atletik në Nevada ka pezulluar Konor MekGregor dhe Habib Nurmagomedov për të paktën 10 ditë, pas sherrit masiv që shpërtheu në fund të përballjes mes tyre në UFC 229. Pezullimet hyjnë në fuqi prej 15 tetorit, por mund të zgjatën, sepse hetimet në lidhje me ngjarjen nuk janë mbyllur.
Ndërkaq, Nurmagomedov kërcënon se do të largohet nga UFC, nëse ndonjë nga shokët e tij do të ndëshkohet për skenat e dhunshme që pasuan fitoren ndaj MekGregor.
Bosi i UFC Dana Uajt, tha se ai mund ta përjashtojë Zubaira Tuhugov nga UFC, për shkak se mori pjesë në përleshje, ndërsa vetë Nurmagomedov u përlesh me një nga trajnerët e MekGregor.
Kjo bëri që Nurmagomedov të poston të një mesazh në Instagram të enjten, duke akuzuar MekGregor për nxitjen e dhunës.
“Do doja t’i dërgoja një mesazh UFC-së Pse nuk pushuat nga puna askënd kur skuadra e tyre sulmoi autobusin tonë dhe plagosi disa njerëz? Mund të ishte vrarë ndokush atje. Pse nuk flet askush kur ofendohet atdheu im, feja, kombi dhe familja ime?
“Të dyja palët luftuan, pse ndëshkohemi vetëm ne? Nuk e nisëm ne, ne i dhamë fund asaj që ai kishte nisur.
“Sidoqoftë, Tukhugov nuk ka lidhje me këtë histori. E keni gabim, nëse mendoni se do hesht. Doni ta dënoni se ai goditi MekGregorin, por mos harroi që MekGregor goditi i pari vëllain tim, kontrolloni videon. Nëse përjashtoni Tukhugov atëherë do humbni edhe mua, sepse nuk e braktis kurrë një vëlla. Nëse e pushoni nga puna, mos harroni të më dërgoni kontraten e prishur, ose e prish unë.
“Edhe diçka e fundit, mund t’i mbani paratë që më takojnë mua. Shpresoj t’iu ngecin në fyt”.