Mëkat! Tirana bëhet me “dhimbje koke” dy herë pas eliminimit nga Dudelange, do të përballej me Pyunik Yerevan në turin e dytë të Champions League

Në momentin kur do të hidhej shorti për turin e parë të Champions League, Tirana kishte vetëm një shpëtim, Dudelange. Të gjithë rivalët e tjerë ishin thuajse të pakalueshëm në letër. Fati do t’i buzëqeshte bardhebluve duke i rezervuar pikërisht kampionët e Luksemburgut.

Por në fund, Tirana i humbi të dy takimet dhe u eliminua nga Champions League. Nëse ekipi i Orges Shehit do të kalonte më tutje, do të përballej me fituesin e çiftit të Cluj-Pyunik Yerevan. Edhe në këtë përballje kishte surprizë, pasi ishin kampionët e Armenisë që do të kalonin më tej.

Pra në turin e dytë të Champions League do të kishte një përballje mes Tiranës dhe Pynuik Yerevan, ku mund të konkurrohej denjësisht pas largimit të gjigandëve të Rumanisë. Para të hedhura në kosh, imazh i humbur dhe do të ishin me një këmbë afër grupeve të Conference League, gjithçka u hodh në e.rë në mbrëmjen e Air Albania. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online