Gatimi shijon më shumë kur e përgatit nga dora jote, projekti i ri i FSHF që do të sjellë masivizimin e futbollit nga fëmijët dhe lindjen e lojtarëve të së ardhmes

Pas tjetërsimit të imazhit të Shqipërisë nëpërmjet stadiumeve, terreneve sportive dhe mënyrës sesi po paraqitemi në vendin tonë dhe jashtë saj, është koha për të ndërtuar edhe bazën e shëndoshë. Padyshim që kulmi i historisë futbollistike tonën sa i përket pikave të sipërpërmendura ishte sjellja e një finale europiane për herë të parë në Tiranë, Roma-Feynord.

Madje kemi arritur deri në atë pikë sa mund të themi se futbollistët që luajnë në këto stadiume, nuk po i përgjigjen realisht nivelit të arenës që bëjnë pjesë. Për të shkuar deri aty ku të gjithë dëshirojmë në rezultatet sportive, do të ndihmojë padyshim edhe projekti i ri i FSHF, “Uniforma Ime”.

Një projekt që ka në fokusin kryesor zhvillimin e futbollit të fëmijëve për djem dhe vajza. Synimi është i qartë: “Rritja e numrit të fëmijëve që luajnë futboll dhe dyfishimi i shifrës aktuale për një periudhë 5-vjeçare”. Kështu duke nisur nga ky sezon, FSHF do të pajisë me uniformë lojë, uniformë stërvitje, tuta, fëshe stërvitje dhe çantë çdo fëmijë nga mosha U-7 deri në moshën U-19.

Pra asnjë prej tyre nuk do të paguajë veshjet që i duhet për të luajtur. Sigurisht që e gjitha kjo është një ndihmë për familjet shqiptare që shpeshherë nuk kanë të ardhurat e nevojshme për të mbështetur fëmijët e tyre në ëndrrën e futbollit. Sa i përket rezultatit të këtij projekti, është gjithmonë: “Fitore-fitore”.

Pikësëpari ndërtohet një shoqëri e shëndetshme. Nëpërmjet sportit, fëmijët do të kenë mundësinë që të harxhojnë kohën e lirë me aktivitetet e duhura dhe duke u larguar nga veset e ndryshme që ofron shoqëria. Por nga ana tjetër, sa më i madh të jetë numri i njerëzve që përfshihen në futboll, aq më e madhe është përqindja që të nesërmen të dalin emra të mëdhenj pikërisht nga toka jonë.

“Gatimi shijon më shumë kur e përgatit nga dora jote!” E parë në këtë këndvështrim, kjo iniciativë që në total do të kushtojë 1 milionë euro në vit për FSHF është më shumë se e domosdoshme, është jetike. Investimi te brezi i ri është investimi i së ardhmes. Ndoshta rezultatet nuk do të japin efekte të dukshme për të gjithë njerëzit në pak kohë, por frytet do të korren me tepricë pas disa vitesh për të parë lojtarë që do të jenë pjesë e kampionateve të rëndësishme në Europë.

Pas projektit “Topi Yt” që konsiston në dhënien e topave falas për të gjithë ekipet e futbollit për të rritur dhe fëmijë në Shqipëri, pas projektit “Uniforma ime”, ajo që kërkon mbyllje me sukses është edhe projekti i ndërtimit të 100 fushave, që kërkon bashkëpunimin edhe me autoritetet shtetërore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online