Adrian Aliaj ka qenë i ftuar për një intervistë në emisionin “Fax Sport” në “Fax Neës”, ku ka sugjeruar një emër të ri për Kombëtaren shqiptare. Si menaxheri i tij, ish-mbrojtësi i bën thirrje Rejës të ftojë në ekipin kombëtar Emir Sahitit. Aliaj bën me dije se Kosova po interesohet shumë për të, ndërsa në të ardhmen mund ta shohim në Serie A. Adrian Aliaj zbuloj se Udineze dhe Torino interesohen për transferimin e Sahitit, i cili aktualisht aktivizohet në radhët e Hajdukut të Splitit.
“Jam jo i sigurt, por 100% i sigurt që është është gjynah që nuk kemi marrë një lojtar si Emir Sahiti. Po luan te Hajduku i Splitit titullar. Një nga tre lojtarët më të mirë të Hajdukut. Është një 8-sh ose një winger. Është agresiv, ka shpejtësi. Por kemi një problem që edhe Kosova është shumë-shumë e interesuar për djalin. Tani është një vendim i Emirit ku do shkojë. Është një vendim personal i tij, unë nuk dua të ndërhyj.
Është mëkat që kemi lënë pas dore një lojtar të tillë. Luan me Hajdukun e Splitit, është titullar. Ka një sezon fantastik. Të vijnë të shohin djalin, ta skautojnë dhe të marrin vendime. Është një lojtar që unë kam interes nga klube të Serisë A, nga Udineze dhe Torino, dhe nga një klub tjetër në Francë. Nëse ata klube kanë interes për lojtarë të tillë, po flasim për transferime 5-6 milionë euro, atëherë i ka të gjitha kualitetet të luajë për Kombëtaren shqiptare apo për Kosovën”, ka thënë Adrian Aliaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/