Shkaktoi polemika me deklaratën fyese për Shqipërinë, RTK hap procedurë disiplinore për Lokajn

Andin Lokaj shkaktoi polemika të mëdha mbrëmjen e djeshme, kur me një postim ironik fyente Shqipërinë. Kosova U21 fitoi kundër bashkëmoshatarëve kuqezinj dhe komentatori i njohur vendosi ta festonte këtë triumf në mënyrë antikombëtare. Grupimi i tifozëve “Plisat” e shpallën të padëshiruar në Prishtinë, ndërsa një reagim do të vinte edhe nga kapiteni legjendar, Lorik Cana.

Fjalët e djeshme duket se do i hapin probleme Lokat, pasi “RTK”, televizioni në të cilin punon, ka nisur një procedurë disiplinore për të. Lajmin e konfirmon vetë drejtori i përgjithshëm i “RTK”-së, Ngadhnjim Kastrati, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook” shkruan:

“Lidhur me rastin e deklarimeve publike të komentatorit Andin Lokaj, “RTK” njofton se do të veprojë në përputhje me Standardet Profesionale të “RTK”-së dhe Rregullores për Përgjegjësitë materiale dhe disiplinore. Po ashtu ju bëj me dije se tani më kanë filluar proceduart në lidhje me këtë rast”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online