VIDEO/ Dy truproje e shoqërojnë edhe në fushë, Salah me masa të rrepta sigurie pas ngjarjes në Angola

Mohamed Salah është një nga lojtarët më të suksesshëm afrikanë të viteve të fundit. Lojtari i Liverpulit ka tifozë të shumtë në Kontinentin e Afrikës, ku dëshirojnë të kenë një foto së bashku me të. Madje edhe duke thyer rregullat e lojës. Ndëshja mes Angolës dhe Egjiptit e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës u ndërpre tre herë, pasi tre persona hynë në fushë për të kërkaur një “selfie” me Salah.

Ky i fundit ka marrë masa pas kësaj ndeshjeje dhe ka punësuar dy truproje me përmas trupore të frikshme për të mundësuar që incidente të tilla të mos i ndodhnin në duelin kundër Gabonit. Truprojet e shoqërojnë edhe në fushë pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit, duke mos lejuar edhe anëtarët e stafit të Gabonit të afroheshin së tepërmi me yllin e Liverpulit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online