Mediat në Serbi çmendet nga lojtari i tyre serb dhe e quajnë tradhtar: Zgjodhi Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin para Serbisë

Filip Ugriniç po etiketohet si tradhtar në Serbi. Ky lojtar është pjesë e Young Boys dhe luajti në ndeshjen e fundit kundër Manchester City në Champions League. Me origjinën serbe dhe i lindur në Zvicër, Ugriniç zgjodhi që të përfaqësonte Zvicrën.

Ai ishte pjesë e listës së publikuar nga ana e trajnerit të Zvicrës, Murat Yakin. “Kurir” e ka cilësuar si “tradhtar” këtë futbollist, madje për t’i rritur edhe më tepër peshën morale të zgjedhjes e ka përshkuar në këtë mënyrë: “Zgjodhi Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin para vendit të tij, Serbinë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *