Mediat dhe tifozët i akuzojnë të dashurën shqiptare! Karim Adeyemi po luan katastrofë për shkak të Loredana Zefit, sulmuesi e mbron: Nuk e ka fajin ajo, më gjykoni mua

Karim Adeyemi mori kritika të ashpra dhe duket me të drejtë, pasi një yll i madh i futbollit dhe një lojtar nga i cili pritet shumë, së fundmi pothuajse nuk ekziston në fushë. Për këtë shumë fajësojnë të dashurën e tij shqiptare, por ai e mbron sërish.

Adeyemi është lojtar i kombëtares gjermane, dhe në moshën 22-vjeçare vazhdon të jetë një nga futbollistët më premtues në Gjermani, por edhe në mbarë Evropën. Këtë sezon, vetëm dy gola në 18 paraqitje, pak më pak se 800 minuta në fushë.

Të themi të drejtën ka pasur probleme me dëmtimet, ka edhe konkurrencë në sulmin e Borussias me sulmuesit e tjerë si Sebastian Haller, Donyell Malen, Youssouf Moukouk apo Niclas Fullkrug, por publiku dhe tifozët në Gjermani besojnë se e dashura e tij, Loredana është fajtore për gjithçka.

Sulmuesi i talentuar gjerman është në një lidhje me këngëtaren shqiptare Loredana Zefi dhe kjo e fundit nuk i është shmangur kritikave nga fansat e Dortmundit, por edhe nga mediat, të cilët e akuzuan atë si shkak për formën e tij të keqe të Adeyemit.

Adeyemi i është përgjigjur kritikave në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Borussia Dortmundit në Youtube. Shpresa e madhe e futbollit gjerman tha se nuk është e drejtë të kritikohet e dashura e tij, sepse është faji i tij për formën e keqe dhe dëshiron ta përmirësojë atë në vitin 2024.

“E dija se çfarë marrëdhënieje po futesha, se Loredana është dikush që është gjithmonë aty për ta parë të gjithë, sepse është një person publik, megjithatë më duket çmenduri që njerëzit reagojnë kështu. Nuk janë të padrejtë me mua, por me të dashurën time. Nuk ka të bëjë fare me performancën time në fushë. Ndonjëherë njerëzit gjykojnë pa ditur asgjë, është absurde”, tha Adeyemi.

“Nuk ishte një pjesë e parë e mirë e sezonit dhe nuk jam i kënaqur me veten. Sigurisht që do të doja të luaja më shumë, por fillimisht duhet të kthehem në formë dhe jam i vetmi që duhet të kritikohem. për paraqitjet e mia. Dëshiroj të fitoj edhe një vend në kombëtare për Kampionatin Evropian”, përfundoi ai. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by babymama (@loredana)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online