E pranon edhe vetë Rudi Vata, flet për të ardhmen e djalit: Atalanta dhe Bolonja insistojnë me një projekt teknik për Rokon, synon Premier Ligën

Roko Vata shënoi golin e tij të parë me fanellën e ekipit të parë të Selltikut. Mesfushori shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë në karrierën e tij, që pritet të marrë një hov edhe më të madh pas merkatos së dimrit. Për të janë interesuar mjaft skuadra, teksa vetë babai i 18-vjeçarit ka pranuar se Atalanta, Bolonja dhe Komo po ngulmojnë për të firmosur me Rokon. Në një intervistë të dhënë për “Report TV”, Rudi Vata është shprehur se djali i tij është në dilemë për të ardhmen, por dëshira e tij anon për të qendruar në Britaninë e Madhe.

“Roko ka muaj që ndiqet nga shumë skuadra. Në Serie A mund të jenë shumë skuadra që e kanë në listën e tyre, por ka 4-5 skuadra që insistojnë vazhdimisht për të firmosur. Atalanta dhe Bolonja janë dy skuadra të Serisë A që kanë një projekt teknik për Rokon. Kanë një projekt teknik tepër të rëndësishëm. Kohët e fundit është futur në lojë Komo e Fabregasit. Është tepër e interesuar. Komo po bën një kampionat shumë të mirë në Serinë B. E kanë edhe ata një projekt teknik shumë serioz. Roko ka një dilemë, nuk e di edhe vetë nëse është gati (për të lëvizur). Por ka dëshirë, që po të ishte mundësia për të vazhduar në Premier Ligë ose me Selltikun, po u gjet rruga besoj që do të ishte më primare për Rokon për të qendruar në Britaninë e Madhe”, ka treguar Rudi Vata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online