Ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit do të shtyhej pasi arbitri është kërcënuar para nisjes së takimit. Për këtë arsye, FSHF doli me një deklaratë ku shprehej se përballja do të luhej në një tjetër ditë. E gjitha kjo ndodhi është pasqyruar edhe nga media prestigjoze spanjolle, “AS”.
Kjo e fundit ka përshkruar gjithë situatën e ndodhur në ndeshjen e Superiores. Gjithashtu theksohet se sipas njoftimit të FSHF, arbitrat ishin të detyruar që të anulonin golin e Lacit kundër Kastriotit për shkak të presionit që kishin. Kjo ishte arsyeja se pse AS e ka hapur artikullin me: “Futbolli shqiptar e lë rastin Negreira në fillimet e tij”.
Bëhet fjalë për një krahasim me situatën e skandalit te Barcelona, ku personi që kishte mundësinë të delegonte arbitrat në ndeshje merrte paguhej nga katalanasit për të dërguar “të përshtatshmit”. Në këtë paralelizëm, AS lë të nënkuptohet se ndryshe nga skandali i thellë në Spanjë, në Shqipëri është zgjidhur gjithçka që nisje të problemit. /Sport Ekspres/