Çfarë po ndodh me mbrojtësin më të mirë? Lojtari i Bayern Munich është i zhytur thellë në mendime, po qëndronte i vetëm në fushë mes rrebeshit

Thomas Tuchel nuk e nisi mirë debutimin në Champions League duke humbur me shifrat 3-0 përballë Manchester City. Ishte shumë e vështirë për një lojtar të Bayern Munchen mbrëmë dhe shumë po pyesin se çfarë po kalon në mendjen e tij së fundmi sepse shpesh ndihet i vetmuar.

Para ndeshjes, në një rrebesh të dendur derisa tribunat e stadiumit po mbusheshin, Joao Cancelo doli në fushë dhe e nguliti shikimin e tij në një vend për pak kohë. Ndoshta ky është treguesi më i mirë i krizës që po kalon një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Gjithçka ndodh për vetëm disa muaj.

Së pari, ai u largua çuditërisht nga Manchester City në janar për shkak të mosmarrëveshjeve me Pep Guardiolën, por nuk e gjeti qetësinë as në Mynih. Cancelo është parë shpesh i veçuar nga ekipi, si gjatë stërvitjeve ashtu edhe gjatë festimeve të fitores. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online