Media në Rusi parashikon Partizani-Astana: Një barazim dhe kampionët e Shqipërisë eliminohen…

Media e njohur në Rusi, Metaratings.ru, ka parashikuar ndeshjen e kthimit mes Partizanit dhe Astanës. Ata presin një barazim që do t’i jap Astanës biletën për në grupe të Conference League.

“Astana në ndeshjen e parë ndaj Partizanit tregoi se është shumë më superior ndaj kundërshtarit dhe mund të ankohet për fat të keq.

Në ndeshjen e kthimit, skuadra e Astanas me siguri do të ripohojë epërsinë, megjithëse mund të mos fitojë, por do t’i marrë barazimin kampionëve të Shqipërisë.

Partizani është në gjendje të performojë shumë më mirë në shtëpi sesa jashtë. Vë bast se Astana nuk do të humbasë dhe takimi nuk do të jetë shumë produktiv. Duhet theksuar se vetëm në tre nga 20 ndeshjet në kampionatin aktual të Kazakistanit me pjesëmarrjen e Astanës janë shënuar më shumë se tre gola”, shkruan media ruse. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *