Shumë histori, prapaskena, debate po ndodhin në këtë Botëror. Ajo që i vendosi vulën ishte padyshim mënyra sesi arbitri drejtoi ndeshjen Paraguai-Francë. Shumë ndërhyrje ishin për karton të kuq, por arbitri nuk dha asnjë karton të verdhë për Paraguain. Dukshëm qëllimi i tij ishte që të nxiste yjet e Francës për të dalë nga vetja dhe për t’u ndëshkuar në këtë takim, ndërsa menjëherë pas kësaj ndeshje, media franceze “Egaliteetreconciliation.fr”, shkoi më tej duke hedhur një prapaskenë shumë të fortë. Ajo thotë se Donald Trump dhe Infatino kërkojnë një finale Argjentinë-Marok në Botëror. Sipas saj, politika ka ndikuar shumë në këtë Botëror dhe Trump ka një marrëdhënie shumë të mirë me shtetin e Marokut, por edhe me të Argjentinës.
Nëse deri dje kjo mund të quhej një teori e pastër konspirative, pasi rastit Balogun, ndoshta nuk është e tillë. Kjo pasi Balogun u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk duhej të luante ndaj Belgjikës, por cuditërisht, Shtëpia e Bardhë me në krye Trump telefonoi Infatinon duke kërkuar të hiqej kartoni për Balogun pasi nuk ishte i drejtë. Kështu FIFA veproi dhe lojtari më i mirë i USA do të jetë gati që të luajë sot kundër Belgjikës. Trajneri i Belgjikës u habit pas këtij vendimi duke thënë me ironi se mendonte se bëhej fjalë për 1 prillin.
Nga ana tjetër media franceze shprehet se Trump është kundër Francës për shkak të marrëdhënieve politike që ka me këtë shtet, për të shpjeguar sjelljen e arbitrit në favorin e Paraguait. Por jo vetëm kaq, sipas tyre, Trump është kundër Europës dhe nuk dëshiron që një ekip i Europës të fitojë Botërorin në Amerikë. Megjithatë po sipas francezëve, kjo nuk heq mundësinë që një ekip i Europës të fitojë Botërorin, por që t’ia dali, duhet të jetë gati për të fituar mbi cdo lloj skenari. /Sport Ekspres/