Portieri veteran i Ishujve të Kape Verdes, Josimar José Évora Dias, i njohur gjerësisht si Vozinha, është shumë pranë një transferimi fitimprurës në Arabinë Saudite. Pas paraqitjeve të tij heroike në Kupën e Botës 2026, ku u bë një sensacion global, për 40-vjeçarin ka arritur një ofertë e jashtëzakonshme financiare që vështirë se mund të refuzohet.
Vozinha fitoi zemrat e tifozëve dhe vëmendjen e mediave botërore pas ndeshjes historike kundër Spanjës, ku bëri shtatë pritje vendimtare për të siguruar një barazim pa gola (0-0). Kjo performancë jo vetëm që rriti vlerën e tij në treg, por shpërtheu edhe popullaritetin e tij në rrjetet sociale, duke fituar miliona ndjekës të rinj në një kohë rekord.
Aktualisht, portieri është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me klubin portugez Chaves përfundoi në fund të qershorit. Edhe pse fillimisht u përfol për një kalim të mundshëm në klube të ndryshme të Amerikës Latine, si ato në Brazil, ofertat e majme nga Lindja e Mesme duket se kanë peshuar më shumë. Për një lojtar në perëndim të karrierës së tij, ky transferim përfaqëson mundësinë e artë për të siguruar të ardhmen financiare. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti, duke shënuar një tjetër kapitull të pabesueshëm në karrierën e tij. /Sport Ekspres/