Ndeshja mes Tiranës dhe Beshiktashit është shoqëruar me incidentet. Tifozët e Beshiktashit janë rrahur nga ata të Tiranës pasi provokuan të parët që pa nisur mirë ndeshja. Një jehonë ndërkombëtare është bërë në media për shkak të incidentit.
Media greke, “The Standard”, e ka hapur artikullin me këto fjalë: “Sakatim në Shqipëri, dru nga tifozët në ndeshjen Tiranë-Beshiktash”. Më pas shpjegohet gjithçka ndodhi në këtë përballje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/