Shifrat marramendëse që futbollistët marrin në fund të muajt sjellin edhe episode të pakënshme për ta, duke rënë pre e grabitjeve të hajdutëve. Lojtarët e Premier League e kanë vuajtur më së shumti një gjë të tillë, teksa kohët e fundit kanë qenë një sërë banesash të futbollistëvet ë vjedhura nga grabitësit. Por nga këtyre akteve kriminale nuk i ka shpëtuar as mesfushori i Milanit, Samu Kastijeho.
Ky i fundit ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social në “Instagram”, ku bën me dije se i kanë vendosur armën në fytyrë dhe e kanë grabitur. Më tej tregon se gjithçka që agresorët arritën t’i merrnin ishte vetëm një orë dhe se vetë është në gjendje të mirë.
“A është gjithçka në rregull në Milano? Më kanë grabitur dy djem duke më vënë pistoletën në fytyrë. Por gjithsesi gjithçka është në rregull, vetëm sa më kanë marrë orën. Unë jam mirë, faleminderit”, njofton Samu Kastijeho./Halit Delibashi-Sport Ekspres/