“Arrogant, nuk mund të bëhet Panuçi i dytë”, Dosti thërret për Partizanin: Ndërtuam me sakrificë shtëpinë për vite, tani i shkatërruam themelet

Partizani ka humbur krejtësisht identitetin e tij këtë sezon dhe 5 humbjet rresht të marra së fundi tregojnë më së miri krizën e thellë ku klubi ka hyrë. Të shohë ekipin e zemrës në këtë gjendje padyshim që është gjëja e fundit që një legjendë si Edmond Dosti do të dëshironte. Ish-sulmuesi i “demave të kuq” ka ngritur shpesh herë zërin e tij për Partizanin përgjatë këtij sezoni, duke nxjerrë në pah edhe mangësitë e skuadrës.

Në një intervistë për “Syri TV” me gazetaren Enkeleida Zeko, Dosti flet për krizën e ekipit kryeqytetas, duke bërë të qartë se Sormani duhet të largohet njëherë e më parë. Sipas tij trajneri italian është arrogant dhe nuk mund të tolerohet një Panuçi i dytë në Shqipëri. Ish-futbollisti i njohur i Parizanit është i mendimit që stoli i klubit ka nevojë për një trajner shqiptar , ndërsa përgjegjës për situatën bën edhe presidentin Demi dhe drejtorin sportiv Olsi Rama.

Sormani :“Partizani ka disa probleme por unë mendoj që trajneri Sormani është arrogant. Ai është problemi më i madh i klubit të Partizanit, Sormani kujton se është Trapatoni duke bërë sjellje të papranueshme. Ai nuk mund të bëhet si Panucci i dytë i Shqipërisë. Drejtuesit e Partizanit nuk duhet të nxitoheshin të përcaktonin trajnerin e ri nga Italia”.

Letra ndaj presidentit Gaz Demi: “I kam thënë presidentit që Partizani po shkon drejt një shkatërrimi total të këtij sezoni. Gazmend Demit i kam thënë që duhet të largojë trajnerin, jam kundër trajnerëve të huaj. Ju jeni një biznesmen dhe kur diçka nuk shkon mirë i pari që duhet të largohet është drejtuesi (pra trajneri), pastaj të vendoset dora tek punëtorët (lojtarët). Unë e dua shumë Partizanin, prandaj duhet të largohet me patjetër trajneri dhe të zgjidhet një emër shqiptar”.

Partizani ndër vite: “Ne ndërtuam me sakrificë për vite me radhë një shtëpi dhe tashmë ne i shkatërruam themelet. U prish komplet grupi i ndërtuar për shumë vite nga Starova, Duro dhe Gega. Gabimi më i madh ishte largimi i Skënder Gegës , dështimi i këtij viti janë dy persona, i pari presidenti, Gazmend Demi dhe i dyti drejtori, Olsi Rama që me egon e tij personale nuk bëri zgjedhjen e duhur as trajnerin as lojtarët. Gabimi i pafalshëm i Demit është që solli një trajner të ri italian që tashmë e ka të vështirë ta largojë pasi ka nënshkruar një kontratë dy vite e gjysmë”.

Tirana titulli? “Besoj se çdo gjë tani është në dorën e Tiranës e cila po shkon drejt titullit kampion. Vetëm Kukësi mund të jetë konkurrent ndaj Tiranës, të tjerët do të luftojnë për vendin e dytë dhe të tretë. Për Partizanin nuk shikoj dritë në fund të tunelit, por nuk besoj se do të rrezikojë deri tek “Play Offin”. Partizani të mbyllë kampionatin por Demi dhe Rama duhet të diskutojnë problemet dhe gabimet dhe të marrin masa për të korrigjuar gjithçka”, është shprehur Edmond Dosti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online