” Më vjen keq se do e shohin vajzat e mia”, Lampard kërkon falje për fjalorin e rëndë të përdorur ndaj Klopit

Pas një video të publikuar nga mediat angleze, ku Lampard ofendonte me fjalë të rënda trajnerin e Liverpulit, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i trajnerit të Çelsit. 42 vjeçari ka kërkuar falje ndaj sjelljes së pahijshme të treguar gjatë sfidës Liverpul-Çelsi, por gjithashtu shtoi se do ta mbrojë skuadrën e tij me çdo kusht, pavarësisht gjithçkaje.

” Unë e kam parë videon dhe kam qenë padyshim pjesë e debatit. Sa i përket gjuhës së përdorur, kërkoj falje për shkak se këto gjëra përsëriten shumë në internet dhe jam i vetëdijshëm se vajzat e mia i përdorrin mediat sociale, kështu që më vjen keq.
Ndërsa përsa i përket pasionit për të mbrojtur skuadrën, dijeni se do ta bëj gjithmonë. Por mund të isha drejtuar më mirë dhe të kisha shmanguar fjalorin e përdorur. “- u shpreh Lampard.

Çelsi momentalisht është në vendin e katërt me pikë të barabarta me Mançester Junajtid dhe vetëm një pikë më shumë sesa Leiçester.Humbja ndaj Liverpulit ia ka bërë më të vështirë situatën Çelsit, pasi në ndeshjen e fundit “blutë e Londrës” do të përballen me ëolves ku duhet të marin me patjetër tri pikët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online