“Levandovski do të mundte Mesin dhe Ronaldon për Topin e Artë”, legjenda braziliane e ka siguri

Levandovski ishte favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë sipas kompanive të basteve të cilat e vendosën edhe mbi Ronaldon dhe Mesin. Megjithatë anullimi i këtij trofeu shkaktoi një zhgënjim të madh tek polaku, i cili ka kaluar një super formë në kampionatin gjerman, por edhe do të tentojë të fitojë Champions League së bashku me shokët e skuadrës.

Legjenda braziliane, Rivaldo, në një intervitë për të përditshmen “La Marca”, ka deklaruar se besonte që Levandovski këtë trofe, por përshkak të COVID-19 është di?ka e mirë që ky trofe u anullua për këtë vit.

“Është padyshim vendim i menduar mirë. Disa lojtarë mund të jenë mjaft të mërzitur nga ky vendim, përshembull Levandovski. Polaku ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Bajernin, ku fitoi dhe kampionatin dhe do të konkurronte për Champions League. Mendoj se do ta fitonte Topin e Artë, por siguria është e para”- u shpreh Rivaldo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online