“Më vjen keq, por Uzuni është si mishi i huaj”, Fakaj analizon Kombëtaren: Rast për t’u studiuar kjo Shqipëria, me një rast bën dy gola

Shqipëria ka mposhtur Poloninë 2-0 mbrëmjen e sotme dhe është fare pranë arritjes së objektivit, kualifikimit në Euro 2024. Fakaj ka analizuar ekipin kombëtar në emisionit “Kuq e Zi” në “Supersport“, duke cilësuar si rast studimi Shqipërinë e Silvinjos. Ish-futbollisti shqiptar shprehet se kuqezinjtë janë bërë cinikë me mënyrën si i arrijnë fitoret. Fakaj ka dhënë mendimin e tij edhe për Myrto Uzunin, për të cilin shprehet se është si mishi i huaj në këtë Kombëtare.

“Rast për t’u stiduar kjo Shqipëria, nga 16-20 metra shënojmë gol. Kemi vetëm një mënyrë sesi shënojmë. Jemi bërë cinikë pa ndonjë gjë të madhe, ndonjë gjë spektakolare. Është e rëndësishme në futbollin e sotëm. Ne jemi bere cinik 100%, me nje rast bëjmë dy gola. Uzuni, më vjen keq, por është si mishi i huaj”, ka thënë Fakaj./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online