“Më vjen keq edhe për Enea Koliçin”! Selmani tregon se çfarë ndodhi me Stivi Frashërin, dalja nga binarët e tifozëve afron Ilir Dajën me titullin kampion

Një situatë tërësisht e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit. Vendasit do të barazonin në minutën e fundit me portierin Enea Kolici. Tifozët nisën që të hynin në fushë dhe dy prej tyre goditën gardianin kundërshtar, Stivi Frashëri. Për këtë arsye pritet që të jepet një dënim i rëndë për Gjilanin që po lufton për titullin kampion me Ballkanin, më së paku për t’i dhënë fitoren 0-3 në tavolinë ekipit të Ilir Dajës, që nuk do të merrte më tepër se 1 pikë.

Në një intervistë për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, gazetari Selmani ka treguar disa detaje. “Gjilani ka kërkuar më shumë forca policie që në fillim, por kërkesa e tyre nuk është plotësuar. Tani jemi duke pritur vendimin e dënimit. Në një rast të ngjashëm, ekipi i cili ka pasur tifozë që kanë goditur portierin kundërshtar e ka humbur ndeshjen në tavolinë.

Nuk e dimë nëse do të përsëritet e njëjta gjë pasi jemi në një fazë tjetër të kampionatit dhe të dyja ekipet po luftonin për titullin kampion. Të vjen vërtet shumë keq për këtë që ndodhi. Ashtu si më vjen keq edhe për Enea Kolicin që shënoi në minutën e fundit si portieri me një goditje këndi dhe gjithë kjo shfaqja do të prishej, mundi u hodh dëm”, tha Selmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *