Me thikën në njërën dorë dhe pirunin në tjetrën! Kolela kërkoi Tiranën në pjatë për titullin kampion, uria e Partizanit dhe ngopja e bardhebluve

Tirana ishte e sigurt në rrugën drejt titullit kampion. Bardheblutë e rritën diferencën e sigurt ndaj Partizanit që të mos ishte derbi si ndeshja vendimtare ku mund të vendosej vendi i parë. Orges Shehi e ka treguar prej kohësh qëllimin, frika e tij më e madhe ishte versioni ku Partizani të kishte mundësi parakalimi ndaj Tiranës në rast fitore të derbit të kryeqytetit.

Tashmë kjo mund të quhet edhe makth pasi i gjithë presioni është mbi bardheblutë. Pasi kanë kryesuar kampionatin prej kohësh, Partizani nuk ka më asgjë për të humbur dhe do të tentojë gjithçka për të marrë vendin e parë. Nga ana tjetër, në rast të humbje për Tiranën, do të ishte si një bombë që e kishin për t’ia hedhur të tjerëve dhe për t’i dhënë fund historisë së kampionatit, por që tani rrezikon t’iu plas në dorë.

Ndoshta bardheblutë duhej të kishin përgatitur dy derbi. Kjo pasi Teuta është po e aq frikshme për Tiranën sa edhe Partizani. Ndjesia se ndeshja po shkonte në rrugën e duhur dhe si në gjithë rastet e tjera të suksesit kur kryeqytetasit kaluan në avantazh në Durrës solli dëme të mëdha. Menjëherë pas përfundimit të këtyre takimeve, teksa u pyet mbi derbin, Kolela tha me batutë: “Derbi? Tani po mendoj për të ngrënë, sepse kam uri. Kemi kohë për ta menduar”. Trajneri i Partizanit kërkon Tiranën në pjatë për të fituar titullin, ndërsa bardheblutë vuajnë jo pak mbingopjen. Në pamje të parë psikologjikisht është Partizani në gjendje më të mirë se Tirana në këtë moment, a do t’ia dalin bardheblutë që të japin edhe një shtysë tjetër të madhe në fund? Kolela është aty, me thikën në njërën dorë dhe pirunin në tjetër… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online