“Më thanë ta qepja gojën”, Courtois i kujton fjalët Barcelonës pasi shpallet kampion

Reali i Madridit u kurorëzua për të 34-tën herë kampion i La Ligas mbrëmjen e djeshme. Pas ndërprerjes galaktikët janë kthyer në një superformë, duke kaluar Barcelonën dhe duke rrëmbyer kreun. Një gjë të tillë portieri i Realit, Thibaut Courtois, e besonte që në kohën kur kampionati ishte i ndërprerë.

Belgu bënte thirrje që verdikti të jepej në fushë pasi mund ta fitonin titullin, por përgjigja që mori në Katalunjë ishte ta mbyllte gojë. Një reagim ky që ende është i freskët në mendjen e Courtois, i cili nuk nguron të “thumbojë” në intervistën pas ndeshjes së  mbrëmshme.

“Jemi kthyer nga izolimi dy mujor dhe kemi fituar 10 ndeshje… Unë i besova ekipit tim që mund të fitonim. Shumë nga Katalonja më kanë tëhë se duhej ta qepja gojën dhe unë me skuadrën time e kemi treguar që mund t’ja dilnim. Atëherë thjesht doja të thoja që dëshiroja të përfundonte sezoni në fushë, pasi kisha besim të plotë te ekipi im”, ka thënë Courtois./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *