“Më tha se do ikte te Reali i Madridit”, ish-shoku i skuadrës habitet me Mbape: U kthye çështje politike në Francë

Ish lojtari i Real Madrid dhe PSG, Jese Rodriguez ka dhënë një intervistë për programin “El Larguero” ku ka folur për tema të ndryshme. Mes të tjerash, ai u shpreh se ishte habitur nga zgjedhja e Kilian Mbappe për të qëndruar në Paris dhe të refuzonte madrilenët këtë verë.

“Jam i befasuar nga zgjedhja e tij. Kur ishim shokë skuadre më tha që do të transferohej tek Real Madrid, por nuk e di përse ndryshoi mendim. Ndoshta presioni nga jashtë futbollit e bëri që të qëndronte pasi u pa si një çështje politike nga populli i Francës.

Kur merr një vendim duhet ta ndryshosh vetëm për gjera madhore pasi Real Madrid është zgjedhja ideale si në planin sportiv ashtu edhe në planin ekonomik. Megjithatë Mbappe ka zgjedhur tashmë dhe duhet ta respektojmë vendimin e tij”- u shpreh Jese Rodriguez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online