Luksi i tepërt që të bën me dhimbje koke, Cristiano Ronaldo shpenzon 14 mijë euro në ditë në pushime vetëm për… çarçafë dhe peshqirë

Ikona e futbollit, Cristiano Ronaldo ka qenë prej vitesh një nga sportistët më të paguar në botë dhe kontratat e pasura i kanë sjellë fitime mbi një miliard euro. Natyrisht, paratë janë për t’u shpenzuar dhe ndërsa portugezi është duke pushuar me familjen e tij, ai nuk pyet për vlerat e asgjëje dhe shpenzon një shumë të madhe parash.

Ronaldo dhe familja e tij vendosën të kalojnë pushimet në Mallorca këtë verë. Aty po pushon e gjithë familja dhe kanë mbërritur me një avion privat 22 milionë euro. Me të mbërritur në Mallorca, i priste një jaht 27 metra i gjatë, i cili është në pronësi të tij dhe çmimi i të cilit është 6.5 milionë euro dhe përveç kësaj, për një shifër të panjohur është marrë me qira një vilë në të cilën familja ka gjithçka që mund të dëshirojë.

Sipas informacioneve të mediave spanjolle, Ronaldo në baza ditore ndan deri në 14,000 euro vetëm për gjëra dytësore dhe të parëndësishme në dukje si peshqirë, çarçafë dhe të tjera të ngjashme e të kësaj natyre. Supozohet se pushimet e plota vjetore të Cristianos kushtojnë miliona, por kjo nuk është problem për të, sepse ai e fiton atë milion në baza javore. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online