“Kjo fitore na gëzoi pa masë“, Duka ul me këmbë në tokë kuqezinjtë: Kujdes! Misioni final është të mërkurën

Kombëtarja shqiptare duket të jetë kthyer në shinat e duhura mbrëmjen e sotme pas asaj fitoreje bindëse kundër Kazakistanit. Shqipëria doli me rezultatin 3-1 nga stadiumi “Air Albania“ duke ngritur lart moralin në skuadër, ndërsa përpara i pret “finalja” me Bjellorusinë për vendin e parë në grup.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur gëzimin e tij nga fitorja e sotme përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook“. Por në fjalën e tij kreu i Federatës shqiptare ul me këmbë në tokë ekipin kombëtar, pasi u kujton se ende nuk ka mbaruar asgjë dhe se të mërkurën duhet të përmbushet misioni final.

“Fitorja e sotme ndaj Kazakistanit, na gëzoi pa masë ne dhe të gjithë tifozët. Për më tepër e shoqëruar me lojë të mirë dhe dominim. Por kujdes! Misioni final përmbushet duke fituar të mërkurën, kundër Bjellorusisë. Ndaj duhet përqendrim maksimal në këto “metra të fundit””, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online