“Me sa mbaj mend ky ka luajtur me ne”, Evra thumbon Vidalin: Juventin deri në fund, e vetmja gjë që ka vlerë

Patris Evra ka lëshuar një thumbim për Arturo Vidal në rrjetet sociale. Të dy lojtarët kanë luajtur së bashku me fanellën e Juventusit disa vite më parë, duke qenë pjesë e suksesit të “Zonjës së Vjetër”. Por mesfushori kilian vendosi që karrerën e tij ta vijonte sërish në Itali, ku do të takohej me një pjesë nga e kaluara.

Vidal u ribashkua sërish me Konten, por këtë herë larg Juventusit. Madje me një nga kundërshtarët e tyre më të mëdhenj, Interin. Kjo ka bërë që Evra të reagojë me doza ironie ndaj ish-shokut të tij të ekipit.

Ish-lojtari i Mançester Junajtid ka postuar një fotografi në “Instagram“, të cilën e ka sjellë në një version të modifikuar. Në gjenden Pirlo, Evra dhe Vidal duke hyrë në fushë njëri pas tjetrit me fanellën bardhezi. “Pat, kush është ai pas teje?”, është pyetja e Pirlos, ndërsa Evra përgjigjet: “Buh, nëse nuk kam humbur kujtesën ky dikur ka luajtur me ne”. Ndërkohë kjo foto është shoqëruar me mbishkrimin: “Fitorja nuk ka rëndësi, por është e vetmja gjë që vlen! Por të jesh një lojtar i Juventusit deri në fund është e vetmja gjë që ka vlerë gjithashtu. Më fal Arturo Vidal”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online