VIDEO/ Shqipëria fiton ndaj Kosovës dhe sheh yjet, super Uzuni dhe të rinjtë që heshtin paragjykimet

LIVE, Shqipëri-Kosovë 2-1, Balaj 32′, Uzuni 64′, Muriqi 85′

Ka përfunduar vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Vëllai i madh” ka fituar me shifrat 2-1 kundër “vëllait të vogël” në “Elbasan Arena”. Muriqi ka ngushtuar shifrat, ndërsa kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja shënuan nga një herë në secilën pjesë, duke fituar kështu takimin, në të cilin shumë lojtarë patën edhe debutimin e tyre. Albi Doka, Hoxhallari, Ismajlgeci apo edhe talenti Çepele provuan për herë të parë fanellën kuqezi.

Të pritur me paragjykime dhe me mosbesim, të rinjtë e Shqipërisë kanë heshtur të gjithë me paraqitjen e bërë ditën e sotme. Yje po lindin në Kombëtaren kuqezi, ku padyshim veçohet një thesar si Myrto Uzuni. Një superndeshje për talentin nga Berati që la gjurmë në ndeshjen e sotme me asistin dhe golin që erdhën nga këmbët e tij, që ishte edhe i pari me fanellën e ekipit kombëtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online