E fundit/ Reja i merr sërish “hua” Alban Bushit, zëvendëson Armando Brojën e dëmtuar

Shqipëria do të zhvillojë pak momente më vonë vëllazëroren me Kosovën, ku skuadrat do të testojnë lojtarët përpara dy sfidave të fundit në Ligën e Kombeve. Por problemet duket se nuk i ndahen kuqezinjve, teksa si për të mos mjaftuar telashet e shkaktuara nga pandemia Covid-19, tashmë vuan edhe problemin e dëmtimit të lojtarëve.

Gazetari Egi Duro bën me dije për “Supersport” se trajneri Reja nuk do të ketë në dispozicion Armando Brojën dhe Sokol Cikalleshin për takimin e sotëm. Shkak janë bërë dëmtimet dhe tekniku italian nuk ka dëshiruar të përkeqësojë gjendjen e tyre duke i lënë pushim. Kjo e ka detyruar që të marrë sërish “hua” nga Shpresat e Alban Bushit. Është talenti Emiliano Bullari ai që vjen për të mbushur boshllëqet në sulm.

Megjithatë Edi Reja duhet të shpresojë që problemet e dy lojtarëve, Broja dhe Cikalleshi, të mos jenë serioze, pasi nevojiten për dy përballjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, të cilat nuk janë shumë larg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online