“Më quani tradhtar”, Rudi Vata flet sërish për djalin e tij Roko: Nuk më vjen keq që nuk është te Shqipëria

Rudi Vata ka folur sërish për çështjen e djalit të tij, Roko Vata. Një futbollist “në lindje” dhe hapat e parë që po vendoset përpara një presioni mediatik dhe opinioneve të tifozëve. Kjo pasi Rudi Vata e ka shprehur hapur se nuk do të përfaqësojë Shqipërinë, për shkakun e përplasjeve të ideve që janë mes tij dhe FSHF-së. Shumë njerëz e kanë etiketuar si tradhtar figurën e shquar të Kombëtares, pasi nuk po e vesh djalin e tij në ngjyrat kuqezi. Ndërkohë në emisionin e transmetuar në “Report TV”, Vata i kthehet edhe njëherë kësaj çështje.

“Shumë njerëz mund të më quajnë mua tradhtar, që është vendimi im që djali nuk është në ekipin kombëtar. Rroku ndërkohë është 16 vjeç , por sigurisht është në rrugën e mbarë. Nuk e di nëse do mbërrijë në ato nivele që duhet të mbërrijë. Ka për të patur shumë vështirësi, por nuk më vjen keq që nuk është thirrur nga ekipi kombëtar shqiptar. Kjo sepse unë ndoshta me gjithë djalin tim nuk jemi të përshtatshëm për drejtuesit e FSHF-së. Të jem i sinqertë ndoshta nuk është edhe lojtari që përshtat me filozofinë e punëve të tyre”, tha Vata. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online