Luhet futboll edhe më poshtë Superiores! Ironia e fatit me Tiranën, rroga e Skukës sa biletat e avionit të lojtarëve të huaj

Nga Oltion Kërnaja

Kategoria e Parë suprizon. Luhet futboll edhe më poshtë se Superliga. Korabi dhe Bylis, surprizat, eliminojnë Tiranën kampione dhe Bylisin, një fushë e vështirë për të gjithë ekipet e Superligës. Po ashtu Besa për pak i dha goditjen e tretë Kukësit milioner. Gjithmonë vëmendja është tek Superliga dhe lojtarët që luajnë aty. Shumë shumë rrallë shihen elementet që bëjnë diferencën në Kategorinë e Parë. Dhe si për ironi të fatit, pikërisht dy klubeve, Tirana, që u jep prioritet lojtarëve të ardhur nga Afrika, ndërsa Ballshi përpos Afrikës edhe nga Amerika latine. Prezantuan me bujë të madhe tek Tirana, ku e pesoi edhe Muçi, një xhevahir për futbollin tonë, lojtarë si Sulley, Sasraku, Danso, Gymafi por nga ana tjetër i eleminoi një sulmues rrace si Xhulio Skuka.

Pseudo menaxherët nuk kishin nevojë të bënin shpenzime të mëdhaja, vetëm biletat e avionit të afrikanëve do mjaftonin për rrogën e Skukës. Në verën e këtij viti, jua kam propozuar shumë ekipeve të Superiores, një sulmues që e nxjerr golin nga hiçi. Por përgjigja e “Drejtorëve sportiv” ishte: “Luan në Kategorinë e Parë“. Korabi- Dinamo-Besa treguan se edhe në Kategorinë e Parë luhet futboll, edhe në Kategorinë e Parë ka elementë shumë cilësor. Treguan se edhe në Kategorinë e parë ka trajnerë shumë të zotë. Të dashur klube të Superligës, boll shpenzuat nëpër lojtarë të huaj. Sa herë ju keni besuar lojtarëve vendas, pavarësisht pse vijnë nga një kategori më poshtë, gjithmonë keni dalë të fituar. Uzuni, Abazaj, Rroca, Goxhaj, Guri dhe shumë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online