“Më quajtët majmun, tani shihni televizorin!”

Atalanta u eliminua në fund ndaj Dortmundit, me një gol të pafat pësuar nga Etrit Berisha, por ndërkohë në stadium tifozët nuk u morën vetëm me mbështetjen e skuadrës bergamaske, sepse kishte edhe nga ata që me sa duket kishin shkuar për të provokuar e sharë sulmuesin e Dortmundit Miçi Batshuaji.

Belgu, i transferuar në Gjermani në formë huazimi nga Çelsi, pas ndeshjes shkroi në Twitter: “Jemi në vitin 2018 dhe ka ende ulërima e imitime majmunësh nga shkallët e stadiumit… seriozisht?! Shpresoj të zbaviteni duke e parë Ligën e Europës në televizior, ndërsa ne kualifikohemi”.

Ndërkaq, nga Atalanta një ndjesë nga presidenti Perkasi: “Unë nuk i dëgjova koret raciste, por më vjen shumë keq, i kërkoj falje sinqerisht futbollistit, këto episode nuk duhet të ndodhin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online