Borxhet ende pezull, Flamurtari rrezikon të mos shkojë në Europë!

Në Vlorë ka kohë që janë harruar problemet financiare dhe gjyqet. Sinan Idrizi ka shlyer shumë borxhe, por jo të gjitha. Nëse nuk zerohet gjithçka urgjentisht, digjen kupat e Europës dhe hidhet poshtë puna fantastike e Shpëtim Duros dhe skuadrës së bukur që ka krijuar…

Çmenduri, Flamurtari mund të mos marrë pjesë në kupat e Europës këtë verë! Jo për faj të rezultateve sportive, sepse ato janë më të mirat që prej sezonit 2010/2011, kur titulli iku nga duart mes polemikave të egra në fund të kampionatit. Tashmë rreziku vjen nga borxhet e vjetra e të reja, që klubi vlonjat nuk i ka shlyer ende të gjitha. Siç dihet, UEFA nuk regjistron në kupat e Europës asnjë klub me gjyqe të humbura për borxhe dhe të palikuiduar. Bilanci i klubit duhet i pastër, për momentin Flamurtari nuk e ka, pasi ka ende shumë ish-lojtarë që presin të paguhen.

LICENCIMI Në fund të shkurtit do të dorëzohen nga klubet dosjet për tu licencuar për pjesëmarrje në kupat e Europës. FSHF tashmë nuk mund të tolerojë askënd, pasi edhe direktivat nga UEFA janë të qarta. Duhen plotësuar kriteret sportive, infrastruktura, administrata dhe personeli, aspekti ligjor dhe ai financiar. Një vit më parë FSHF deklaroi fillimisht se asnjë skuadër nuk rrezikon të mos licencohet për sezonin e ardhshëm, por më vonë u zbulua dhe disa klube nuk kishin plotësuar kriteret dhe mes tyre ishte edhe Flamurtari. Arsyeja ishte e thjeshtë: borxhet e vjetra e pengonin. Atëherë askush nuk e vrau mendjen, sepse Flamurtari prioritet kishte mbijetesën, por natyrisht bëri përshtypje ai barazim ndaj Laçit në fund të kampionatit, me vlonjatët që nuk është se e kërkuan me çdo kusht fitoren. Më pas u mësua se edhe nëse shkonte i katërti, me shanset që ishin ende gjallë, sërish Flamurtari nuk kishte kaluar klasën.

BORXHET Këtë vit nuk është përmendur asnjëherë fjala gjyq, apo ajo borxhe te Flamurtari. Klubi është treguar shumë korrekt me skuadrën dhe stafin, asnjë problem, gjithçka perfekte, në fushë e jashtë saj. Natyrisht, rezultatet flasin vetë: qetësia mendore sjell sukses. Megjithatë, edhe në fund të vitit të shkuar Flamurtari ishte në gjyq me disa lojtarë, si Idrizaj, Halilaj e Kuqi, të tre pjesë e Flamurtarit në të shkuarën, me dy të fundit që u larguan verën e shkuar. Klubi do të shlyejë çdo detyrim, por konform ligjeve. Ne do të bëjmë pagesën, por ata do të na kthejnë detyrimin e tatimeve, tha atëherë administratori kuqezi Sinan Idrizi, i cili prej vitesh lufton një betejë pa fund me FSHF-në, Bashkinë Vlorë dhe shtetin shqiptar, sepse ka borxhe të vjetra e të reja që duhen shlyer, me Idrizin që kërkon të bëhet transparencë mbi çdo lëvizje financiare në klub dhe që ka refuzuar të paguajë borxhe të periudhës kur nuk ishte te Flamurtari, duke evidentuar faktin që kontratat kanë pasur shumë defekte e parregullsi.

SHPATA E DAMOKLEUT Koha punon kundër Flamurtarit, nuk mund të pritet qershori për të qenë gati, pasi UEFA i mbyll gjithë procedurat për licencimin e klubeve pa përfunduar sezoni. Nga UEFA kanë ardhur direktivat për përcaktimin e klubeve që plotësojnë kriteret për të luajtur në Europë dhe Flamurtari është një ndër klubet që duhet të operojë urgjentisht, sepse në aspektin sportiv është pranë Europës, por në aspektin juridik ka probleme, mëson gazeta nga burime në FSHF. Mundësia që Flamurtari të mos licencohet është e madhe, sepse ka lojtarë të së shkuarës që ende nuk po shlyhen, edhe pse kanë fituar gjyqet, si të epokës para Idrizit, ashtu edhe të ardhur vitet e fundit, kryesisht lojtarë të huaj, që si zakonisht nuk pranojnë të dorëzohen, kur bëhet fjalë për të marrë paratë e kontratës së ndërprerë para kohe.

Miliona nga UEFA, Flamurtari nuk mund ta djegë këtë shans
Flamurtari është i dyti, nëse të paktën e ruan këtë pozicion pas Skënderbeut me shumë gjasa do të shkojë në Champions League. Arsyeja është e thjeshtë: Edhe nëse del kampion, Skënderbeu me shumë gjasa do të përjashtohet nga kupat e Europës dhe pavarësisht sa i gjatë do të jetë dënimi, përjashtimi për sezonin e ardhshëm duket i sigurt, pasi UEFA ka kërkuar të paktën 10 vite përjashtim. Kjo do të thotë se UEFA do të çojë në Champions League vendin e dytë në Superiore. E përkthyer në shifra? Flamurtari, edhe nëse e mbyll i dyti, do të merrte 260,000 nga UEFA si kampion i Shqipërisë (të paktën shifrat e verës së shkuar, sepse prej sezonit të ardhshëm do të ketë përfitimi edhe më të mëdha), pasi UEFA do tia japë vendit të dytë në Superiore në rast se Skënderbeu kurorëzohet kampion këtë sezon. Gjithashtu, 220,000 vlente pjesëmarrja në turin e parë dhe 320,000 për turin e dytë. Përveç kësaj, eliminimi që në turin e parë sërish nuk do të jetë dështim, sepse humbi do të shkojë në Europa League, duke pasur edhe një shans të dytë. E thënë shkurt: prej kësaj vere, milionat dhe shanset për tu pasuruar nga UEFA shtohen dhe Flamurtari nuk mund ti’a lejojë vetes që të qëndrojë jashtë Europës për borxhe të prapambetura, që i mbulon të gjitha praktikisht me pjesëmarrjen në Champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online